I pranishëm në komisionet parlamentare në momentin e votimit të projektligjit për zgjerimin e Athinës me 12 milje në Jon, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias rrëfeu nxitjen për mbylljen e marrëveshjeve detare me fqinjët.
“Marrëveshja me Italinë ishte katalizatori për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon. Greqi po shtrin ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së saj detare.
Shtrirja e ujërave territoriale në detin Jon bazohet në dispozitat e Konventës për Ligjin e Detit, e cila përcakton se çdo shtet bregdetar ka të drejtën e patjetërsueshme për të zgjeruar ujërat e tij territoriale deri në 12 milje detare” tha ai.
Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që çështjen e kufirit detar ta zgjidhin në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Diskutime rreth kësaj post