Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në Instagram një video me një ndër gafat e radhës të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha mbrëmjen e djeshme se ai do të jetë kandidati i vetëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
“Në detyrën time si kryetar i partisë më të madhe të opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit. Padiskutim që unë jam kandidati i vetëm i partisë Demokratike për zgjedhjet”-thotë Basha.
Më video sëbëshku me deklaratën e Bashës janë bashkangjitur edhe deklaratët e Astrit Patozit dhe Arben Imamit.
“Lulzim Basha ta dinë të gjithë shqiptarët është një gabim njerëzor”– thotë Patozi.
“Lulzim Basha është i gjithi i pavlefshëm nuk është i njëanshëm, ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, janë tre palë zgjedhje që ka humbur.”– shprehet Arben Imami.
Ndërkohë Rama shkruan: ‘Jo kaq ashpër ju lutem. I ka dreqi këto që thoni, po s’është çun i keq’.
VIDEO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post