Kryeministri Rama mbajti një konferencë për mediat lidhur me menaxhimin e përmbytjeve në vend. I pyetur nëse do të ketë dëmshpërblime për banorët e prekur, Rama tha se do të veprohet sipas ligjit.
“Sipas ligjit, sigurisht, numri i banesave të dëmtuara është minimal, u takon bashkive të bëjnë inspektimet. Ne do bëjmë pjesën tonë. Në Obot është garantuar ushqimi për bagëtitë nga ministria e Bujqësisë.” – tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, pjesa më e madhe e tokave bujqësore të përmbytura janë joproduktive.
“S’ka dëme të konsiderueshme. Ato që janë ligjërisht të konsiderueshme, do dëmshpërblehen.” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post