Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’ ku foli edhe për rolin negociator të kryeministrit Rama në zgjidhjen e konfliktit Turqi-Greqi.
“Ne na ikën 12 milje dhe nuk e dimë, nuk e dimë ku e vënë kompasin grekët, te Barketa apo brigjet e Korfuzit. Nëse kjo është e vërtetë do të thotë që është në hall të madh politik, i ka mbaruar ora e qeverisjes, në Perëndim nuk ka më dritë jeshile dhe do të kthehet në Lindje.
Ajo që më shqetëson më shumë është kthimi i kurrizit dhe gjuajta me gurë e Europës. As Enver Hoxha se ka bërë këtë gjë. Ky e bëri këtë, është nga gjërat më të rënda që mund të ndodhë në historinë politike të një shteti ku Perëndimin e kemi oksigjenin e vetëm të pastër ku pastrohemi. Nëse grekët dhe turqit presin t’i pajtojë Edi Rama i shplaftë mortja.”, u shpreh Manjani.
Diskutime rreth kësaj post