Në muajin Shkurt do të rikthehet në ekran emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana ka bërë të ditur sot se programi do të vijë me ndryshime e një ndër to është studio.
Moderatorja ka publikuar një video ku studio e emisionit shihet përplot me drita.
“Ndërsa në studion e ‘Duas’ këtë vit më shumë dritë, më shumë shkëlqim, më shumë yje”, shkruan Arbana.
Pak ditë më parë Arbana tregoi se i ftuar special do të jetë edhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika.
“Dua të të bëj të lumtur” rikthehet në 6 shkurt në Top Channel dhe bashkë me të do të rikthehen edhe Artistët me A-të madhe (si Ndrenika) të ketij vendi.” – shkruan Arbana.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post