Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me banorët e njësisë 4 në Tiranë, ku i ka kërkuar që në 25 prill të shkojnë të votojnë.
Kryemadhi kërkoi nga secili 10 minuta kohë për të bindur një mik apo një shok, që të shkojë të votojë, pasi vetëm duke votuar, tha ajo, mund të sjellim ndryshimin.
“100 ditë na ndajnë nga 25 prilli. 10 minuta t’ja kushtojmë një miku, është një nga gjërat kryesore. Shqiptarët sot janë më të varfër, janë më të pasigurt, prandaj shqiptaret duan një ndryshim. Dhe ky ndryshim vjen me votën në 25 prill. Unë do t’ju lutesha që secili nga ju 10 minuta në ditë të bëjë për vete një mik, një shok, një shoqe për ta bindur që në 25 prill të shkojë në kutitë e votimit. Ky është një mesazh i drejtpërdrejt, për ta çuar shtëpi më shtëpi”, – tha kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi ngriti shqetësimin se shteti është arrogant dhe dhunues i qytetarëve.
“Ajo që të bën më shumë përshtypje është që shteti është mbrojtësi i qytetarit, nuk është dhunuesi. Bëtaja nuk është mes shtetit dhe qytetarëve, por mes të paligjshmes dhe shtetit. Kjo arrogancë dhe kjo dhunë psikologjikë ushtrohet rëndom ndaj qytetareve. Ajo që duhet të bëjmë ne është që qytetaret të kenë një vetëbesim”, – u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post