Kryeministri Edi Rama u pyet mbrëmjen e djeshme nëse ish-ministri Ditmir Bushati u shkarkua për shkak të çështjes së detit me Greqinë. Rama tha i prerë se shkarkimi i Bushatit nuk ka të bëjë me detin, por me gabime të tjera që ka bërë ai.
“Ditmir Bushati ka qenë në krye të grupit negociator dhe grupi ka qenë shumë kompakt, dhe ne kemi bërë një punë shumë të mirë. Ne kemi ardhur shumë afër por kemi ardhur në pikën që nuk gjejmë dot dakortësi për impaktin që zënë ishujt, prandaj do shkojmë në gjykatë. Bushati ka bërë gabime të tjera, jo deti dhe Turqia. Llafe kot.”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post