Gazetarja Eni Vasili është befasuar nga mënyra si u prit kryeministri Rama në Turqi.
Ajo tha se si ka mundësi që është pritur në atë mënyrë nga Erdogani, Rama duke qeshur tha se protokolli ishte ndër më të lartët, por nuk ndihet se duhet të japë ai shpjegime për këtë, por vetëm tha se dy vendet kanë marrëdhënie strategjike dhe priten të konsolidohen.
Pjesë nga intervista:
Vasili: Si ka mundësi që ju kanë pritur me këtë ceremoni, me këtë protokoll kaq të veçantë?
Rama: Në fakt duke qenë se vizita ishte e jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse pata mundësinë të mësoj që është një shkallë më e larta e protokollit që ka Presidenca e Turqisë, është një nder, një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Një shprehje miqësie dhe një shprehje që në këtë marrëdhënie strategjike që kemi ta çojmë përpara dhe ta konsolidojmë.
Vasili: Përveç marrëveshjeve që dimë, ka marrëveshje të tjera?
Rama: Nuk jam në kushte të justifikoj këtë pritje që demek fsheh pas një konspiracion apo marrëveshje të fshehta. Është një vlerësim i lartë dhe shprehje e konsiderate të lartë. Marrëveshje të tjera nuk ka, vetëm ato që janë nënshkruar. Projekti më i rëndësishëm për mua është ai i ngritjes në një nivel qeveritar më të lartin të ministrave të shëndetësisë për problematikat dhe progresin e bërë në sistemin shëndetësor.
Vasili: Erdogan tha për spitalin e Fierit që do e mbarojë para zgjedhjeve, pse kjo deklaratë? Pse do ai që ju të fitoni zgjedhjet? Pse ju ka kaq xhan? Pse i jep kaq shumë miliona euro, ku e ka interesin?
Rama: Për këtë pyesni Erdoganin, jo mua.
Diskutime rreth kësaj post