Deputetja Rudina Hajdari ka shpjeguar se pse ka shpallur kandidaturën e saj në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Hajdari u shpreh se kërkon të sfidojë problematikat që ka ky qytet, duke përfshirë krimin e organizuar. Ajo shprehu bindjen dhe gatishmërinë për t’i bërë ballë këtij fenomeni dhe për ta çliruar Elbasanin.
Shpjegimi i Rudina Hajdarit:
“Mua më pëlqejnë shumë sfidat. Elbasani është një qytet që nuk duhet të njihet si një qytet me problem madhor me krimin e organizuar. Unë dua të jap në sinjal që dua të përballem me këto sfida. Kam të gjitha kapacitetet për të sfiduar këtë fenomen. Kjo është thembra e Akilit për t’i bërë ballë kësaj çështje e për ta çliruar Elbasanin nga ky fenomen. Unë shkoj si një kandidaturë për të përfaqësuar qytetarët. Unë kam përkrah qytetarët e Elbasanit. Kjo është një përpjekje për të ndryshuar realitetin atje.
Nëse më parë aktorët politikë mundohen që të lëmoshen me krimin e organizuar duke i mbajtur afër duke dashur mos të cënojnë bizneset e të fortëve, afrimiteti im do të jetë me qytetarët që duan të shohin një zhvillim në jetën e tyre. Krimi i organizuar ka qenë një fenomen në vitet e fundit dhe kjo nuk duhet të vijojë. Duhet një përpjekje reale për një kandidat që të tregojë realitetin që ndodh në Elbasan. Shumë deputetë që kanë qenë në Elbasan nuk ka treguar të vërtetën dhe realitetin”, tha Hajdari për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post