Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka debatuar me gazetaren Kostana Morava.
Debati në studio:
Spiropali: Këta mbrohen se jemi ne më të mirët se janë ata më të këqijtë, çfarë do të thotë kjo? Ke pasur 8 vite në pushtet. Tani linjën e mendimit nuk mund të ma caktosh ti!
Spiropali: Mendova se po më bëjë mua pyetje.
Kostana Morava: Nuk të bëj pyetje se ti je retorike dhe i di të gjitha përgjigjet. Mua më duket qesharake dhe hipokrite që këta flasin kështu në publik, se e dinë që këta njerëz që shohin nga ekrani nuk janë injorantë, që nuk e përtypin këtë argument banal që fajin e ka ai tjetri dhe ne jemi më të mirë.
Ke pasur 8 vite dhe çfarë ke bërë? Ke pasur vetëm skandale njërin pas tjetrin dhe i mbyll me fushata PR-i. Problematikat qytetare nuk trajtohen dhe nuk shkojnë asgjëkund. Këta të akuzojnë nëse u del kundër se je me këtë apo me atë.
Diskutime rreth kësaj post