Mbrëmjen e djeshme modelja e njohur Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, tha se mund të shikojë fatin e njerëzve nëpërmjet letrave.
Ajo tha se letrat e saj janë me engjëj dhe se ajo komunikon vetëm me enjëj.
Për realizimin e kësaj loje ajo zgjodhi Françeska Jaçen të cilës i tha: “Këtu më del që ti duhet të duash veten shumë, që tu thuash jo të tjerëve. Unë kam parë se ai(drejton gishtin nga Rezarti) nuk të ka respektuar gjatë emisionit. Dhe ti nuk ke dashur t’i vendosësh kufi. Nuk ka të bëjë me miq kjo gjë. Ti duhet tu vendosësh limite njerëzve që të dinë se ku mund të kalojnë dhe ku mos të kalojnë me ty. Dhe kjo është një pengesë që ke në dashuri. Ti duhet të duash veten kaq shumë që të dish të thuash “Po” edhe “Jo”. Dhe kur ti ta bësh këtë gjë dhe ta duash veten vërtetë, atëherë një person do të të dojë vërtetë. Pastaj ti duhet të lidhesh pak me Zotin”.
Sakaq, Rezi ndërhyri duke thënë “Të të bëj një lapsus se the “Ai atje nuk të ka respektuar”. Unë, Rezi, e kam shoqe atë.”
“Edhe çfarë? Unë jam ofenduar që jam këtu femër. Dhe kaq nuk po flas me ty. Në këto momente unë jam e lidhur. Mirupafshim”-ia ktheu modelja.
Pas këtij momenti Rezi e ktheu çdo gjë në humor duke ironizuar faktin se ajo mund të parashikojë fatin.
Diskutime rreth kësaj post