Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje që çdo banor i Tërbufit, Çerma e Sipërme, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj të largohet menjëherë vetë dhe të largojë edhe bagëti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe lajmëron qytetarët që të heqin çdo gjë nga toka buzë lumit e deri në argjinaturë.
Postimi i plotë:
“Shkumbini po sjell rrezik!
Prurjet e lumit Shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde!
Çdo banor i Terbufit nga Çerma e Siperme ne Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!
Tani!
I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze Shkumbinit nga Papri ne Peqin, Rrogozhine!
Edhe nje here;
Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani!”-shkruan Brace.
Diskutime rreth kësaj post