Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ARRSH bën me dije se ka rënë dëborë në Kukës dhe Tropojë, por qarkullimi vazhdon normalisht.
Sakaq, bën me dije se po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:
“Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.
Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.
Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.“-shkruan ARRSH.
Diskutime rreth kësaj post