Mbrëmjen e djeshme gazetari Arian Çani e nisi emisionin e tij me një homazh për ndarjen nga jeta të këngëtarit Kujtim Prodani për shkak të infektimit nga kov.id.
Fjalimi i Arjan Canit:
“Është momenti që të bëjmë një homazh për një artist, i cili dukej se rrinte në periferi, por të gjithë kolegët e tij e donin shumë. Një djalë, të cilit i vdiq e ëma që e deshi aq shumë, Anita Take e famshme. I vdiq para ca kohe. Erdhi këtu e qamë në një farë mënyre të ëmën. Na iku dhe Kujto i shkretë. Gjithë dynjaja në rrjetet sociale ishte dëshpëruar shumë nga Kujtimi. Ishte njeri shumë i mirë, vinte shumë shpesh tek unë.
Vinte 12 minuta Agron, bënte promovimin e klipit. Kishte një delikatesë edhe pse kishte një trup të madh. Iku, e hëngri ko.vidi. Ja çfarë ka thënë dhe ky është homazhi im për sonte për Kujtimin dhe gjithë miqtë e Kujtimit dhe ju që e keni dashur shumë. Ja çka thënë në këtë studio Kujtim Prodani pak javë më parë”, tha moderatori.
Çfarë ndodhi? Arian Çani shpërthen në lot në emision.
Në mars të vitit 2020, Prodani ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Ai iu dha një mesazh qytetarëve në lidhje me Kor.onaviru.sin
Diskutime rreth kësaj post