Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, shkruan se sot nuk është dita që kryeministri të bëjë gaztorin.
Paloka shprehet se shqiptarët kanë duruar 8 vjet Ramën, me mashtrimet e tij. Ai shton se asnjë projekt 3D nuk largon shiun nga banesat dhe tokat e shqiptarëve.
Postimi i Edi Palokës:
“Sot nuk është dita që kryeministri të bëjë gaztorin si zakonisht, por t’u vijë në ndihmë banorëve që janë izoluar, janë në vështirësi ekonomike apo kanë humbur gjithçka kishin, të mbjella dhe ushqim për bagëtinë nga përmbytjet.
Për 8 vjet shqiptarët kanë provuar në kurrizin e tyre mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës që përballë varfërisë dhe pamundësisë në rritje të shqiptarëve ka prodhuar vetëm propagandë.
Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet.
Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate”, shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post