Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka prezantuar drejtuesin e LSI për njësinë 11 në Tiranë në prezencë edhe kryetarit të LSI për Tiranën Përparim Spahiu.
Deklarata e Monika Kryemadhit:
“Sot ndihem pak si në minorancë për sa i përket dijeve, por edhe të gjitha asaj që Rimi dhe profesor Besniku ofrojnë me profesionalitetin e tyre. Ne këtu sot duke qenë së bashku me Përparimin si kryetar i Tiranës, kemi ardhur të prezantojmë edhe doktor Besnikun, i cili do të marrë angazhimin e tij për të gjithë njësinë, që është i angazhuar dhe do të ketë përgjegjësinë e tij jo vetëm me 25 prillin, por edhe shpalljen e rezultatit.
Edhe me Përparimin për sa i përket asaj që kemi diskutuar për programin ekonomik, jo vetëm për sa i përket taksës së sheshtë, por edhe disa analiza të tjera që ne do t’i kemi në vazhdim. Në fund të ditës përgjegjësia e secilit nga ne është jo vetëm ndaj vetes sonë, por edhe ndaj familjes, ndaj shoqërisë edhe ndaj të gjithë atyre qytetarëve që i kanë dhënë shansin LSI-së për të qenë pjesë e gjithë kësaj”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post