Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër nga debati që ka shpërthyer në rrjet pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi.
Me profesion jurist, Spahiu ka dhënë një sqarim juridik për të gjithë injorantët siç i quan ai pa lexuar asgjë në jetë, por quhen “patriot”.
Postimi i Spahiut:
“SQARIM JURIDIK: Shqiptarët që jetojnë në Turqi, s’mund të kenë të njëjtin status me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Greqi, Serbi dhe Mal të Zi.
6 milion shqiptarët e Turqisë jetojnë në tokë turke,
10 milion shqiptarët e tjerë jetojnë në territore autoktone shqiptare të pushtuara (Çam?ri, Shkup, Preshev etj)
Të parët quhen minoritet, ndërsa të dytët kanë status juridik “komb shteformues”
Minoriteti ynë në Turqi, janë si pakicat në çdo shtet.
Ky sqarim bëhet për çdo injorant që kundërshton dhe debaton pa lexuar asgjë në jetë, por quhen “patriot”.-shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post