Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me situatën e shkaktuar në Tiranë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Veliaj shkruan se punonjësit e Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Postimi i Erjon Veliajs:
“Faleminderit kolegeve punëtorë të Tiranës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar për rikthimin në normalitet të rrugëve rurale të Bashkia Tiranë. Mirënjohje super qytetarëve të Tiranës për sinjalizimet, durimin e bashkëpunimin shembullor,” -thekson Veliaj në rrjetet sociale, duke shtuar se “bashkë ngrihemi më të fortë”.
Diskutime rreth kësaj post