Rrjetet sociale Facebook, Instagram e Twitter, pezulluan llogaritë e Trumpit pasi pretendojnë se presidenti në detyrë i SHBA përmes rrjeteve sociale nxiti kaosin në Kongresin Amerikan të mërkurën. Si pasojë e protestave të dhunshme të protestuesve pro-Trump, pesë persona humbën jetën.
Pas postimeve të njëpasnjëshme, rrjetet më të mëdha sociale njoftuan se kanë bllokuar llogaritë e Trumpit për të parandaluar nxitjet e reja të dhunës para se Joe Biden të inaugurohet president më 20 janar. Majde Teitter në një njoftim të dytë lajmëroi se llogaria e tij në këtë platrfomë do të mbyllej përgjithmonë.
“E kam parashikuar këtë shumë më herët. Kemi negociuar me disa uebfaqe të tjera dhe do të kemi një njoftim të madh së shpejti, derisa po shohim mundësitë e krijimit të një platforme tonën në të ardhmen e afërt. Nuk do të heshtim”, ka shkruar ai në llogarinë e presidentit të SHBA-së në Twitter pak para se t’i bllokohej edhe kjo llogari zyrtare.
Mesazhi ishte shfaqur në Tëitter për pak minuta para se gjiganti teknologjik të fshinte përmbajtjen dhe të mbyllte gjithçka.
Diskutime rreth kësaj post