Kryeministri Rama në mbledhje me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile u ka kujtuar përmbytjet e ndodhura më herët në vend siç kanë qenë ato në Shkodër në kohën kur në pushtet ishte qeveria Berisha.
Ai ka theksuar se nuk duhet të përsëriten ngjarje dramatike të tilla që kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, si pasojë e paaftësisë.
Mbledhja e Komitetit të Emergjencave Civile, ministri i Mbrojtjes tregon cila është zona më e rrezikuar
Komenti i Edi Ramës:
“Diçka që nuk u tha sepse nuk kishte sesi të thuhej për shkak të specifikës është pikërisht administrimi i kaskadës në funksion të domosdoshmërisë për të pasur në kontroll të gjithë këtë prurje dhe patjetër në funksion të kujtesës së mirë që të mos përsëriten ngjarje dramatike që për fat të keq kanë ndodhur shumë kohë më parë, të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme si rezultat i paaftësisë. Për këtë aspekt shumë specifik por edhe të rëndësishëm nga pikëpamja e informimit të qytetarëve dëshirojtja kaloj fjalën ministres së infrastrukturës”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post