Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, duket se kanë filluar rrjedhjet e para në partitë politike. Kjo ka ndodhur te LSI-ja, ku figura e saj qendrore në Berat, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar hapur se do t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Për këtë lëvizje ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Paloka shkruan se kryeministri Rama, personat që i blen, i poshtëron publikisht ndërsa thotë se nuk e ka aspak të vështirë ta bëjë këtë edhe me njerëzit që sipas tij vetëshiten.
“E kam thënë më se një herë që Edvini një gjë e ka “të mirë” me këta që ble, se i shfrytëzon e abuzon me ta deri në poshtrim publik. E ka bërë dhe me ambasadore, imagjino me keta që vetëshiten për pak gjë…!”, shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post