Mesut Ozil pritet të nënshkruajë me skuadrën e njohur turke Fenerbahçe. Ylli i Arsenal, që nuk po gjen hapësira te Arsenalin e Artetës, është parë në Stamboll. Ai ka postuar në Twitter një foto ku shfaqet në një prej zonave më të njohura të metropolit turk.
Sipas mediave turke, Ozil ka refuzuar një ofertë të mbërritur nga DC United, ndërsa në orët në vijim pritet firma mbi kontratën me Fenerbahçen. Trajneri Mikel Arteta e ka lënë Ozilin jashtë skuadrës së Arsenalit pët pjesën e parë të sezonit 2020/21, ky vendim ka detyruar Ozilin që të kërkojë largimin nga “Emirates”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post