Politika e jashtme amerikane tenton të luhatet midis prioriteteve të brendshme dhe atyre të jashtme. Presidenti George W.Bush ishte ndërhyrës; pasardhësi i tij, Barack Obama, më pak. Dhe Donald Trump ishte kryesisht një president jo-ndërhyrës. Atëherë,çfarë duhet të presim nga Joe Biden?
Në vitin 1821, presidenti John Quincy Adams deklaroi:“Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin asnjëherë aventura jashtë vendit, në kërkim të përbindëshave që duhen vrarë. Ajo uron lirinë dhe pavarësinë e të gjithëve. Ajo është kampione dhe promovuese e tyre”. Por Amerika ka ndërkohë edhe një traditë të gjatë ndërhyrëse në çështjet ndërkombëtare. Edhe një realist politik i vetëshpallur si Teddy Roosevelt, argumentoi se në raste ekstreme të abuzimit me të drejtat e njeriut, ndërhyrja “mund të jetë e justifikueshme dhe e duhur”. John F.Kennedy u bëri thirrje amerikanëve që të pyesnin jo vetëm se çfarë mund të bënin për vendin e tyre, por edhe për botën.
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, SHBA ka qenë e përfshirë në 7 luftëra dhe ndërhyrje ushtarake, asnjëra prej të cilave nuk lidhej drejtpërdrejt me konkurrencën e madhe të fuqive të mëdha. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e George W.Bush e vitit 2006, shpalli sy synim kryesor promovimin e lirisë, të mishëruar në një komunitet global të demokracive.
Për më tepër, ndërhyrja liberale dhe humanitare, nuk është një tundim i ri apo vetëm amerikan. Britania e Epokës Viktoriane,pati debate të mëdha të brendshme në lidhje me përdorimin e forcës për t’i dhënë fund skllavërisë, mbi mizoritë e Belgjikës në Kongo, apo shtypjen nga osmanët të popujve ballkanikë, shumë kohë para se Woodrow Wilson të hynte në Luftën e Parë Botërore me synimin e tij për t`a bërë botën të sigurt për demokracinë.
Pra, problemi i Biden nuk është i pashembullt. Por çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin SHBA-të jashtë kufijve të saj? Që nga viti 1945, Karta e Kombeve të Bashkuara e ka kufizuar përdorimin legjitim të forcës për vetëmbrojtje ose veprime të autorizuara nga Këshilli i Sigurimit (ku SHBA dhe 4 anëtarë të tjerë të përhershëm kanë të drejtën e vetos).
Realistët argumentojnë se ndërhyrja mund të justifikohet, nëse parandalon prishjen e ekuilibrit të fuqisë nga i cila varet rendi ndërkombëtar aktual. Liberalët dhe kozmopolitët, argumentojnë se ndërhyrja mund të justifikohet për t’iu kundërvënë një ndërhyrjeje paraprake, për të parandaluar gjenocidin, si dhe për arsye humanitare.
Në praktikë, këto parime shpesh kombinohen në mënyra të çuditshme. Në lidhje me Vietnamin, Kennedy dhe Lyndon B. Johnson thanëse ushtria amerikane po kundërshtonte ndërhyrjen e Vietnamit të Veriut nëVietnamin e Jugut. Por vietnamezët e shihnin veten si një komb që ishte ndarë artificialisht në bazë të konsideratave realiste të balancës mes fuqive gjatë Luftës së Ftohtë.
Sot, SHBA-ja ka marrëdhënie të mira me Vietnamin. Në Luftën e parë të Gjirit Persik, presidenti George W.Bush përdori forcën për të dëbuar forcat e Irakut nga Kuvajti, me synim ruajtjen e ekuilibrin rajonal, por ai e bëri këtë duke përdorur mekanizmin liberal të një rezolute të sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Ai e konsideronte veten një realist, dhe refuzoi të ndërhynte për të ndalur bombardimet kundër civilëve në Sarajevë të Bosnjes, por pas imazheve dramatike të somalezëve të uritur në televizionet amerikane dhjetorin e vitit 1992, ai miratoi një ndërhyrje ushtarake humanitare në Mogadishu.
Ai operacion dështoi në mënyrë spektakolare, me vdekjen e 18 ushtarëve amerikanë nën presidencën e pasardhësit të Bush, Bill Clinton, në tetorin e vitit 1993, një përvojë e hidhur që frenoi përpjekjet e SHBA-së për të ndaluar gjenocidin në Ruandë6 muaj më vonë.
Për shkak se politika e jashtme është zakonisht një prioritet më i vogël sesa çështjet e brendshme, publiku amerikan tenton të ketë një lloj realizmi bazik. Opinioni i elitës është shpesh më ndërhyrës, sesa ai i publikut masiv, çka ka bërë që disa kritikë të argumentojnë se elita është më liberale sesa publiku amerikan. Gjithsesi, sondazhet tregojnë një mbështetje publike të madhe për organizatat ndërkombëtare, veprimin shumëpalësh, të drejtat e njeriut dhe ndihmën humanitare.
Siç e rrëfej në librin tim “A ka rëndësi morali? Presidentët dhe politika e Jashtme nga Roosevelt tek Trump”, asnjë skemë nuk i përshtatet të gjitha rrethanave. Ndaj ka pak arsye të pritet që publiku të ketë një pikëpamje të vetme të qëndrueshme.
Për shembull, në Luftën e dytë të Gjirit, motivet amerikane për ndërhyrje ishin të përziera. Specialistët e marrëdhënieve ndërkombëtare, kanë debatuar nëse pushtimi i Irakut në vitin 2003, ishte një ndërhyrje realiste apo liberale. Disa figura kryesore në administratën e George W.Bush, si Richard Cheney dhe Donald Rumsfeld, ishin realisht të shqetësuar për zotërimin nga Saddam Hussein të armëve të shkatërrimit në masë, dhe ekuilibrin rajonal të fuqisë.
Por“neo-konservatorët” në administratë (që shpesh ishin ish-liberalë), e vunë theksin tek promovimi i demokracisë, dhe nevojën për të ruajtur hegjemoninë amerikane. Jashtë administratës, disa liberalë e mbështetën luftën për shkak të historisë së abuzimeve të tmerrshme me të drejtat e njeriut nga Saddami, por e kundërshtuan Bush kundërshtoi të marrë mbështetjen institucionale të OKB-së, sikurse kishte bërë i ati i tij para Luftës së Parë të Gjirit Persik.
Në përkufizimin më popullor, me ndërhyrjekuptohen veprimet që ndikojnë në punët e brendshme të një shteti tjetër sovran dhe ato mund të variojnënga transmetimet propagandistike, ndihma ekonomike dhe mbështetja për partitë e opozitës, deri tek bllokada, sulmet kibernetike, sulmet me dronë dhe pushtimi ushtarak.
Nga pikëpamja morale, shkalla e imponimit të përdorur është e rëndësishme në aspektin e kufizimit të zgjedhjes dhe të drejtave lokale. Për më tepër, nga një këndvështrim praktik, ndërhyrja ushtarake është një instrument i rrezikshëm. Ajo duket e thjeshtë për t’u përdorur, por në fakt rrallë është e tillë.
Pasojat e padëshiruara janë të shumta, çka nënkupton nevojën për një udhëheqje të matur.
Obama përdori forcën në Libi, por jo në Siri. Si Trump ashtu edhe Hillary Clinton thanë në vitin 2016 se SHBA kishte përgjegjësi për parandalimin e viktimave të shumta në Siri, por asnjëri nuk e mbrojti ndërhyrjen ushtarake.
Dhe në zgjedhjet e fundit, pati shumë pak diskutime mbi politikën e jashtme. Disa liberalë argumentojnë se promovimi i demokracisë është detyrë e Amerikës. Por ekziston një ndryshim i madh midis promovimit të demokracisë me mjete shtrënguese dhe jo-shtrënguese. Transmetimet e “Zërit të Amerikës”, i tejkalojnë kufijtë ndërkombëtarë në një mënyrë krejt të ndryshme nga sa mund të bëjë Divizioni 82 i Forcës Ajrore.
Sa i përket pasojave, mjetet shpesh janë po aq të rëndësishme sa edhe qëllimet. Ku do
të pozicionohet Biden në spektrin e ndërhyrjeve që synojnë të promovojnë sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut? Ne mund të gjejmë një të dhënë inkurajuese në historinë e tij të gjykimit të mirë dhe inteligjencës kontekstuale. Por duhet të kemi parasysh gjithashtu që ndonjëherë ndodhin gjëra të papritura, dhe janë ngjarjet ato që diktojnë axhendën.
Diskutime rreth kësaj post