Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale. Topalli shkruan se është koha për ndryshim dhe se duhet të largohen tre kryetarët e partive kryesore.
Postimi i Topallit
“Vendi ynë ka nevojë për lider të pa korruptuar!
Vendi ynë ka nevojë për vendime të forta kundra korrupsionit dhe varfërisë. Vendi ynë ka nevojë për një qeverisje të mirë.
Lëvizja për ndryshim synon zëvendësimin qeverisjes së keqe me një qeverisje të pastër, pa korrupsion. Prandaj ajo është kundra 3 kryetarëve të korruptuar!
Kostoja e korrupsionit është e gjithanshme. Ai dobeson demokracinë, rrit pabarazinë sociale, ka një impakt negativ në investime dhe në rritjen ekonomike.
Korrupsioni çon në atë që quhet kapja e shtetit nga pak familje që janë të lidhura mirë me njera tjetren.
Kjo rrit papunesinë dhe varfërinë.
Kjo ka ndodhur në vendin tonë dhe është shkaku kryesor që të rinjtë nuk gjejnë punë dhe për këtë arsye ikin nga vendi i tyre.
Mungesa e mundësive për punësim ishte shqetësimi më i madh për 30% të të anketuarve në Shqipëri nga Eurobarometri, ndërsa 66% e qytetarëve e kanë vlerësuar mungesën e vendeve të punës si pengesën më të madhe për sigurimin e një punë.
Duke pasur parasysh këto sfida shumë shqiptarë të rinj dhe të kualifikuar vazhduan të drejtohen në emigracion, referon Banka Botërore.
Banka vë në dukje se, pandemia e ka goditur më tej tregun e punës.
Është koha për ndryshim!
Është imperative zëvendësimi i politikës së korruptuar të tre kryetareve me politikën e shpresës!” – shkruan Topalli.
Diskutime rreth kësaj post