Avokati Ylli Manjani në një reagim në rrjetet sociale ka shprehur indinjatën mbi situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Manjani shkruan se e vërteta po mbulohet në çdo mënyrë dhe gjithçka po manipulohet.
Postimi i Manjanit
“Vetëm sa më është përforcuar bindja, me kalimin e kohës, se monumenti ynë kombëtar është RRENA.
Ne rrejmë. Ato para nesh gjithashtu.
Rrejmë njëri-tjetrin. Rrejmë veten.
Krijojmë një botë me rrena ku vetëm ato që themi nuk janë të vërteta.
Prandaj kemi një politikë, pushtet e shtet rrenash. Asgjë nuk na ka hije. Rrena është e vetmja që na shkon.
Heronjtë e burrat e shtetit të së shkuarës sonë ishin rrena. Këto të sotmit janë rrenë.
Historia që ne tregojmë është rrenë. Me këto rrena u rritëm. Me po të njëjtat rrena po rrisim…
Në këtë mjedis rrene, morali nuk ka kuptim. Nderi jo e jo.
Gara e vetme kombëtare është ndërmjet rrencakëve. Kush rren më bukur fiton.
Kush përpiqet të thotë diçka nga e vërteta largohet nga gara, në rastin më të mirë. Përndryshe dënohet për shpifje, agjitacion. Kërcënohet me uri e pasiguri.
Në këtë botë rrenash flasim dhe më media, fjalë të lirë… pu pu pu pu! Rrena e lirë, thuaj më mirë.
Monumentet janë të gjitha rrena. Librat e shkruara gjithashtu. Fshihet e vërteta. Prandaj spiunë e tradhëtarë bëhen patriotë e atdhedashës dhe, anasjelltas.
Rrejmë për ekonominë, demokracinë, shtetin. Rrejmë sa mundemi, ku të mundemi e me kë të mundemi.
Na ka zënë rrena rrenën. Mal i madh i rrenave mbulon disa të vërteta që duhen njohur të paktën. Por mali me rrena nuk lejon as njohjen e të vërtetave, le pastaj artikulimin e tyre…
Monumenti i vetëm që na shkon është monumenti i RRENËS!” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post