Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë në Top Albania Radio ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe LSI-në.
E pyetur nëse partinë ia fali Ilir Meta, ajo e ka mohuar, duke u shprehur se Meta ia la partinë Petrit Vasilit, por ka qenë ky i fundit që ia ka dhuruar Kryemadhit pasi kjo do të ishte më e mirë për LSI-në.
“Partinë Iliri e la te Tit Vasili, por Tit Vasili ia dhuroi Monika Kryemadhit se do të ishte më mirë për LSI-në sesa për Monikën apo Petritin. Pas 4 viteve janë zgjedhjet në LSI dhe Monika nuk do kandidojë më, besoj se as Iliri nuk do të rikthehet në parti”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post