Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për rezultatet e sondazhit Piepoli të publikuar disa ditë më parë nga një faqe europiane që e tregon LSI-në me rënie 2 deri në 4%.
Kryemadhi thotë se sondazhi është bërë nga kompania e Baton Haxhiut dhe Karlo Bolinos, më pas është “sponsorizuar nga zyra e Ramës”.
Ajo tha se sipas faqes angleze “Straëpoll”, LSI do të arrijë 40 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ua them unë, ky është një sondazh. Ky është një lajm i sponsorizuar nga zyra e Ramës që e ka nxjerrë në një faqe europiane. Dhe shikoni çfarë thotë, ky institucion nxjerr edhe Piepolin, sondazhi që punon për Baton Haxhiun dhe Karlo Bolinon. Tani e ka nxjerrë LSI-në që do shkojmë 34 sipas rezultatit të këtyre. Mua më del 31.76% një sondazh që e bën një faqe angleze, pra ma nxjerr me 40 deputetë LSI-në”, tha Kryemadhi në “Top Albania Radio”.
Diskutime rreth kësaj post