Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se zgjedhja e drejtuesve të qarqeve në PD është çështje ditësh.
Sipas tij, përzgjedhja e drejtuesve të qarqeve është një çështje teknike, që do të përcaktohet në bazë të interesave direkte të opozitës.
“Nuk është kjo gjëja më rëndësishme sot. Këto janë probleme të organizimit të opozitës. Ne gjejmë kohën edhe mënyrën më të përshtatshme për të bërë lëvizjet tona. Janë përgatitje të strategjisë dhe taktikës që opozita do të ndjekë. Në këtë kuadër edhe drejtuesit e qarqeve që do të caktojë PD dhe formula e koalicionit janë të lidhura më njëra-tjetrën. E rëndësishme është që opozita nuk ka ndaluar për asnjë moment, për 8 vjet së bëri opozitë në të gjitha format që i duhet të bëjë opozitë. Çështja e drejtuesve të qarqeve është çështje ditësh, ngelet një çështje teknike, që do të përcaktohet në bazë të interesave direkte të opozitës”, u shpreh ai.
Paloka theksoi se sa më parë të dalin emrat aq më shumë edhe qytetarët do të lidhen me drejtuesin politik.
“Sa më parë të dalin emrat në kuptimin që ju e thatë aq më shpejt dhe qytetarët do të lidhen me personazhin, apo drejtuesin politik të qarkut”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post