Së fundmi, një nga çiftet më të dashura të show bizit shqiptar dhe atij turk, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan, ishin të ftuar në një emision turk, së bashku me djalin Efehan.
“Thonë se shqiptarët janë shumë kokëfortë”, i tha prezantuesja Almedës.
Tolgahan qeshi dhe tha me ironi: “Jooo, fare!”
“Edhe ti je kokëfortë”, ia ktheu Almeda. “Po zemër, edhe unë shqiptar jam, s’thashë gjë”, i tha Tolga, teksa përpiqej të dilte nga situata.
Aktori turk tregoi se Almeda është shumë kokëfortë dhe është një ndër njerëzit më të vështirë për t’u bindur.
Por, edhe Almeda nga ana tjetër, nuk i kurseu ankesat për Tolgahan, ku ndër të tjera tha se ai vonohet shumë, kur bëhet gati për të dalë.
Diskutime rreth kësaj post