Rriten taksat për makinat, ja kush paguan më shumë
Të gjithë ata që kanë një makinë do të paguajnë më shumë nga 1 janari 2016. Jo pak, por mbi 450 mijë qytetarë do të paguajnë më shtrenjtë siguracionin e detyrueshëm të makinës së tyre. Nga 1 janari, taksa mbi sigurimet rritet nga 3 për qind që është sot në 10 për qind.
Kjo taksë do të paguhet nga qytetarët. Qeveria do të marrë 7 milionë USD më shumë për të gjithë ata që kanë makina. Mesatarisht 1500 lekë më shumë, ose 15 USD për çdo person. Me keq është për ata që kanë makina me motor mbi 3000 kubikë, të cilët qeveria i quan si pasanik.
Këta të fundit do t’i japin qeverisë 70.000 lekë për regjistrim, kur e blejnë makinën, dhe 21 mijë lekë, shtesë mbi taksën vjetore të makinave të përdorura. Në total do të paguajnë 3.4 milionë USD më shumë në vit.
Diskutime rreth kësaj post