Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur si rrallëherë për fëmijërinë e saj. E pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka, ajo ka treguar se ka qenë fëmijë shumë i mbarë, madje edhe në shkollë.
Spiropali ka theksuar se në kohën e gjimnazit fitoi një bursë, e cila i jepej vetëm pesë nxënësve në Shqipëri dhe në atë periudhë i lindi dëshira për politikë.
“Kam qenë femijë shumë i mbarë, mund të them. Qaja po të merrja nëntë, po më rrinte mendja ama, nuk vija gjumë në sy, nuk më hahej bukë. Lexoja shumë dhe kishte raste kur mami im kalonte në atë dhomën ku unë isha duke lexuar, bërë detyrat dhe më thoshte t’i hiqja librat e të pushoja. Unë kam pas një pasion për leximet politike, që 16 vjeç jam larguar nga Shqipëria për të studiuar në kolegjet e botës së bashkuar, në Kanadanë perëndimore, dhe isha te “Qemal Stafa” në atë kohë, fitova bursë, ishin 5 të tilla në të gjithë Shqipërinë. Në atë kolegj m’u kultivua dëshira për të lexuar shumë politikë, histori”, – u shpreh Spiropali, duke treguar kështu edhe dëshirën e vjetër që lidhet me angazhimin sot në politikë.
Diskutime rreth kësaj post