Kryeministri Edi Rama ka qenë në Vlorë këtë të diel ku ka vizituar disa projekte në disa zona të qytetit bregdetar. I tillë ishte edhe ai në Kume, ku po ndërtohet infrastruktura rrugore, ndriçimi dhe gjelbërimi pas ndërtimit të rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve.
Gjatë vizitës kreu i qeverisë nuk ka lënë pas batuat me qytetarët teksa u ka bërë thirrje që të mos krijojnë probleme me këtë projekt.E
Edi Rama duke diskutuar me qytetarin:
Edi Rama: Tani do bëhet dhe kjo.
Qytetari 1: Është një komunitet që vuan për një copë rrugë.
Edi Rama: Jo nuk është një copë. Kur bëhet është një copë, kur nuk bëhet është hata. Ajo që është e rëndësishme është që pjesa e parë e punës në gjithë aksin qendror dhe në të gjithë çfarë janë bërë investime i kanë sjellë Vlorës shumë më tepër ekonomi dhe potencial. Nga kjo fazë do hyjmë në fazën që t’i bëjmë dhe këto pjesë që kanë vite që t’i shërbejnë turizmit. Që këto shtëpi në verë të kthehen në shtëpi mikëpritje. Mos filloni numrat për mure se është gjynah. Tek muret drejt të gjitha asnjëri tepër, e asnjëri më pak. Vizë. Muret i kemi bërë. Kemi bërë mure model, do t’i bëjmë vetë ne, me kangjella të gjithë njësoj dhe bëhet tamam. Ky investim kthehet në një vlerë. Rritet vlera e pronës.
(Qytetari 2 ankohet për legalizimet)
Edi Rama: Nuk do të t’i japim legalizimet, do ta prishim shtëpinë. Do t’i japim mo si.
Qytetari 2: Ja 10 veta e kanë marrë tek unë, unë akoma.
Edi Rama: E ke tepruar pak me lartësinë tashi do ta rregullojmë. Do ta zgjidhim atë punë. E shikon tani, 10 e kanë marrë ti nuk e ke marrë.
Qytetari 2: Po u bënë 10 vjet o burrë i dheut.
Edi Rama: Do ta gëzosh.
Qytetari 2: Kemi ardhur nga Korça vetë na thanë.
Edi Rama: Nga Korça ke ardhur ti?
Qytetari 2: Nga Korça.
Edi Rama: Epo duke ndenjur me vlonjatët të duket vetja si vlonjat, por nuk je vlonjat. Dëgjo se nuk shkon. Rrinë urtë vlonjatët bërtet korçari. Kjo nuk shkon. Mos i shiko kështu këta që rrinë si korçarë se po hapën gojë këta e di si vjen puna pastaj.
Diskutime rreth kësaj post