Njësia Administrative Baldushk i është përgjigjur Partisë Demokratike, pas vizitës së këtyre të fundit në tre familje në Baldushk. Sipas PD e përbashkëta e tre familjeve ishte papunësia, duke shtuar se ata jetonin me fare pak të ardhura në çadra plasmani dhe se u ishte ndërprerë ndihma ekonomike.
Nga ana tjetër Njësia Administrative Baldushk shprehet se familjet Shabanaj dhe Karaj, janë përfituese nga Programi i Rindërtimit dhe pritet që të marrin nga një shtëpi të re.
“Familjet e Mersin dhe Genc Shabanajt pas tërmetit të 21 Shtatorit janë dëmshpërblyer me 3 milionë lekë, ndërsa pas tërmetit të 26 Nëntorit janë strehuar menjëherë në konteiner dhe më pas janë pajisur me cadër me kushte ngrohjeje. Gjithashtu këto familje janë trajtuar me paketa ushqimore cdo muaj nga Njësia Administrative Baldushk dhe Bashkia Tiranë”, njofton Njësia Administrative Baldushk.
Njësia Administrative Baldushk:
“Familjet Shabanaj dhe Karaj në Baldushk përfituese nga Programi i Rindërtimit
Njësia Baldushk dhe Bashkia Tiranë u janë gjendur pranë cdo muaj pas tërmetit
Familjet Shabanaj dhe Karaj në Baldushk, të cilat një ditë më parë u përdorën nga Partia Demokratike për mashtrimet publike të radhës, janë ndihmuar gjatë gjithë periudhës pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe pritet të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Rindërtimit nga një shtëpi të re.
Njësia Administrative Baldushk ka bërë të ditur se asnjë familje e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit nuk është lënë vetëm, pa mbështetje financiare, ndihmë ekonomike dhe pa u përfshirë në Programin e Rindërtimit.
Familjet e Mersin dhe Genc Shabanajt pas tërmetit të 21 Shtatorit janë dëmshpërblyer me 3 milionë lekë, ndërsa pas tërmetit të 26 Nëntorit janë strehuar menjëherë në konteiner dhe më pas janë pajisur me cadër me kushte ngrohjeje. Gjithashtu këto familje janë trajtuar me paketa ushqimore cdo muaj nga Njësia Administrative Baldushk dhe Bashkia Tiranë.
Dosjet të dy familjeve janë trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit, e cila ka miratuar rindërtimin e dy shtëpive pasi më parë kanë jetuar në një banesë 60 m2 dhe tashmë pritet të fillojë rindërtimi.
Edhe familja e Zija Karajt, e cila gjithashtu u përdor ditën e djeshme nga ish-deputetë të PD për të fabrikuar akuza kundër qeverisë, është dëmshpërblyer me 3 milionë lekë pas tërmetit të shtatorit, si dhe është pajisur me 2 cadra bashkë me orenditë e nevojshme për të pasur një jetesë të mirë. Familja Karaj është trajtuar dy herë në muaj me paketa ushqimore nga Njësia Administrative Baldushk dhe Bashkia Tiranë.
Dosja e familjes se z. Zija Karaj është trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit e cila e ka klasifikur si fituese dhe shume shpejt do fillojë rindërtimi i shtëpisë së re.”-shkruan Njesia Administrative Baldushk.
Diskutime rreth kësaj post