Dy vajza të mitura janë zhd.ukur nga shtëpia e tyre në Tiranë dhe pas dy ditësh kërkime ende nuk ka asnjë shenjë të tyre.
Sipas informacioneve për mediat, dy të miturat, M.H., dhe K.A., i kanë celularët e tyre të fikur.
Denoncimi për zhdu.kjen e vajzave është bërë në Komisariatin numër 1.
Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri. Ndërkohë, pas dreke prindërit i kanë marrë në telefon dhe të dyja i kanë pasur të fikur.
Mësohet se njëra prej tyre ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pasi është larguar nga banesa. Prindërit kanë den.oncuar në polici hum.bjen e tyre, ndërsa prej tre ditësh nuk kanë pasur asnjë kontakt. Policia është vënë në lëvizje, ndërsa ka kontrolluar sistemin TIMS, por nuk rezulton të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post