Nisja e sesionit të i ri parlamentar ishte përcaktuar më 18 janar 2021, por ndryshimet e fundit në kabinetin qeverisës kanë bërë që Kuvendi i Shqipërisë të organizojë një seancë të jashtëzakonshme plenare, ditën e hënë më 4 janar.
Kështu mësohet, se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ministrat e rinj, Olta Xhaçka në postin e ministres së Jashtme dhe Niko Peleshit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në rendin e ditës për këtë seancë të caktuar pasditen e 4 janarit, nuk është parashikuar asgjë tjetër përveç votimit për këta dy ministra.Ruçit e ka marrë këtë vendim pas një kërkesë të ardhur nga kryeministri Rama, për zhvillimin e seancës parlamentare para datës së përcaktuar.
Kujtojmë se edhe presidenti Ilir Meta ka dekretuar pa humbur kohë, lirimin nga detyra të Edi Ramës si ministër i Brendshëm dhe pranimin në atë detyrë të Olta Xhaçkës. Të njëjtën gjë ka bërë edhe për postin e ministrit të Mbrojtjes, ku shkon Niko Peleshi pas largimit të Xhaçkës.
Diskutime rreth kësaj post