Këngëtarja Eneda Tarifa e ka pritur natën e ndërrimit të viteve me familjen e saj. Ajo ka publikuar ditën e sotme disa momente të ëmbla me familjen e saj.
Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet duke kënduar me nënën e saj, Verën dhe me vajzën, Arian.
Të tre vajzat e shtëpisë shfaqen duke kënduar “Ja na erdhi Viti i Ri” dhe zërat shkojnë në një kombinim perfekt mes tyre. Siç duket Eneda e ka shijuar në maksimum këtë moment, ndaj e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj. Madje në fund ajo ka treguar se është përlotur, sepse ky duhet të jetë edhe një nga kujtimet më të bukura për natën e ndërrimit të viteve me familjen e saj.
“Kështu e pritëm Vitin e Ri! Na kish zënë pak gjumi po s’ka gjë. Me tre zëra jo shaka. Këtu qaj unë tani nga qejfi! Tre breza bashkë”, – ka shkruar Eneda përkrah videove.
Ndërkohë në ditën e fundit të 2020-tës, këngëtarja publikoi një projekt muzikor me titullin “Dashuri siberiane”. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe ishte një mbyllje perfekte për vitin që lamë pas.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post