Luana Vjollca i bëri dje një intervistë mjaft të veçantë vetes së vet. Kështu Luana moderatore u vu përballë Luanës “showgirl”
“Kë do më shumë mami jot, ty apo Marinën?” dhe përgjigjja e saj ishte: “Mua!”
Luana (moderatore): Si ty?
Luana (showgirl): Normal që mua! Ç’është kjo pyetje njëherë?
Luana (moderatore): Kaq e bindur je? Pse apo se je miss shkalla dhe miss pallati ti?
Luana (showgirl): Jo, në fakt përsa i përket bukurisë, Marina, jo se është motra ime, ja e tha dhe publiku, është një ndër femrat më të bukura që ka Shqipëria! Është shumë herë më e bukur se unë dhe shumë herë më e ëmbël se unë. Po unë ngaqë jam më e vogla dhe tërë jetën time kam bërë “drejtoreshën e shtëpisë”. Kur shkoj unë në shtëpi, nëse mami është duke parë kanalin andej e çon vrap te unë që mos i bërtas.”
Kështu më në fund në mënyrë ekskluzive për publikun besnik të “Shiko Kush LUAN” mësuam dilemën e madhe se cila është e preferuara e mamit midis saj dhe Marina Vjollcës.
Diskutime rreth kësaj post