Qeveria është duke përgatitur një skemë të tretë garancie sovrane të dedikuar për biznesin eksportues, e cila do të ofrojë kredi me interesa të ulta për këtë kategori.
Burime zyrtare për televizionin Klan në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë pranuan se është duke u punuar për një paketë me kredi të buta për kompanitë që eksportojnë jashtë, si më të prekurat nga pandemia, por nuk është vendosur ende sa do të jetë në total linja e kredisë që do të garantohet nga shteti. Garancia e tretë sovrane do të aplikohet vitin e ardhshëm dhe do të ketë si qëllim mbështetjen e eksportuesve me likuiditet për lëndë të parë dhe teknologji.
Bashkë me këtë skemë, eksportuesve po ashtu do t’i ofrohet edhe një paketë grantesh përmes Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve, fonde që do të shërbejnë për financimin e nevojave për investime në makineri e pajisje.
Qeveria prezantoi dy skema këtë vit për mbështetjen e bizneseve nga pandemia, ku të garancia e parë sovrane u ofrua 90 milion Euro për marrjen e kredive të buta për paga të punëtorëve, ku u përthithën 52 milion Euro, ndërsa te skema e dytë me vlerë 120 milion Euro, ofrohej kredi për kapital pune dhe u përthith vetëm 40 e fondit.
Diskutime rreth kësaj post