Së fundmi Princ Leka ka dhënë një interivstë për një rezvistë Franceze ku ka treguar më shumë për vogëlushen e tij Geraldine e cila lindi në Tetor të këtij viti. Ai ka treguar se Elia dhe vajza e vogël kanë ndenjur të izoluar 40 ditët e para pas lindjes e më pas janë takuar me të afërmit.
“Është një fëmijë i qetë, ushqehet mirë dhe na dhuron shumë shpesh buzëqeshje të bukura. Mezi po i presim qeshjet e saj të para”, është shprehur princ Leka.
Ai ka treguar gjithashtu se vajza ka marrë shumë dhurata për festa dhe ndër to një pjesë muzikore për piano e kompozuar nga një muzikant spanjoll. Ndër të tjera princi ka treguar edhe për marrëdhënien e ngushtë që vajza ka me të ëmën dhe se tashmë ia njeh edhe zërin.
Diskutime rreth kësaj post