Ashtu siç pritej, Mauricio Pochettino është zyrtarisht trajneri i ri i PSG. Argjentinasi rikthehet pas 17 vitesh në Paris, tashmë jo si lojtar por për të qenë lideri i stolit.
Dukej se PSG e kishte mbajtur ‘dhuratën’ për ditën e dytë të 2021 teksa sapo përfundoi faza e parë e kampionatit në 2020, drejtuesit shkarkuan befasisht gjermanin Tuchel.
Tashmë Pochettino ka një mision të vështirë me parizienët, nga kampionati ku PSG renditet e 3-ta, edhe pse 1 pikë më pak se kryesuesit, dhe në Champions League ku e pret një përballje ferri me Barcelonën.
Diskutime rreth kësaj post