Deri në pasdite, këtë të shtunë sipas Meteoalb, mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin shqiptar.
Por mbrëmja dhe kryesisht nata sjellë fuqizim të vranësirave dhe reshje në zonat bregdetare, kryesisht Jug-Jugperëndim. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi deri 55-60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.
Diskutime rreth kësaj post