Erdogani iu drejtua me një lidhje telefonike ushtarëve turq në Azerbajxhan, të cilët do të marrin pjesë në misionin e qendrës së përbashkët turko-ruse për monitorimin e zbatimit të detyrimeve të armëpushimit.
“Prania juaj atje është një medalje nderi që tregon pikën se ku kanë arritur marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona”, tha ai duke iu drejtuar trupave turke në Azerbajxhan. “U uroj suksese ushtarëve tanë në misionin e monitorimit të zbatimit të armëpushimit, me shpresën që qendra (turko-ruse) të jetë operative një orë e më parë”, shtoi Presidenti Erdogan.
Kreu i shtetit turk u ndal edhe mbi sulmet e hera-hershme të forcave armene ndaj territoreve azerbajxhanase. “Unë i këshilloj forcat armene të përfshira në aktivitete që përbëjnë shkelje të armëpushimit, që të kthehen sa më parë nga ky gabim”, u shpreh ai.
Presidenti Erdogan u uroi suksese po ashtu të gjithë ushtarëve turq që kontribuojnë për ruajtjen e paqes, qetësisë dhe stabilitetit në shumë vende të botës duke përfshirë Kosovën, Katarin, Afganistanin, Libinë, Somalinë dhe Sirinë.
Diskutime rreth kësaj post