Fjoralba Ponari zbuloi para disa javësh se vitin e ardhshëm do të shfaqej në ekran me një projekt të ri televiziv. “Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni, i cili do të ketë në qendër fëmijët dhe ajo që dimë deri më tani është se do të jetë mjaft emocionues.
Pjesë e tij do të bëhen edhe të rriturit, të cilët do të surprizohen nga fëmijët. E ftuar para disa ditësh në një emision, Ponari tha se emisioni do të nisë nga janari dhe se programi ka një kusht që fëmijët të mos shprehin asnjë dëshirë për veten.
Ndërkohë sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur për këtë projekt të ri, moderatorja tha se prej kohësh ka pasur dëshirë të drejtonte një emision dedikuar fëmijëve. Ajo u shpreh se ky ishte momenti i duhur që të prezantonte një emision të tillë, pasi po priste kohën që të rritej profesionalisht si gazetare. Ajo tregoi se “Më thuaj një dëshirë” e ka shijuar në maksimum, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.
“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba.
Diskutime rreth kësaj post