Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi në natën e ndërrimit të viteve shpreh pakënaqësitë lidhur me vitin që kaloi. Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook thotë se 2020 ishte sprova më e madhe që popullit shqiptar i’u tregua nëpërmjet neglizhencës, pandjeshmërisë dhe papërgjegjshmërisë së kryeministrit Rama, shkruan Lajme.al
Më poshtë postimi i plotë i Shpëtim Idrizit në Facebook:
Nga: Shpëtim Idrizi
“Të dashur qytetarë,
PD me familjet e prekura në Durrës: Po na gënjejnë dhe po na lënë pa shtëpi
2020 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë e shqiptarët. Ende pa e marrë veten nga shkatërrimi i tërmetit, vendin tonë e tronditi një tjetër fatkeqësi, pandemia e koronavirusit.
Ajo çka i bëri akoma më të rënda këto dy katastrofa ishte gjendja e mjeruar e ekonomisë së vendit tonë, sistemi i kolapsuar i shëndetësisë publike dhe dështimi i qeverisë aktuale për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të ndodhur në vështirësi.
Të dyja këto sprova nxorën në pah neglizhencën, pandjeshmërinë dhe papërgjegjshmërinë e sundimtarit arrogant të këtij vendi.
Koronanvirusi ishte një katastrofë që goditi rëndë gjithë botën, përfshirë vendet e zhvilluara, por në asnjë vend nuk është shfaqur paaftësia dhe dështimi i qeverisjes si në vendin tonë.
Respekti e nderimi më i madh shkon për mjekët e infermierët tanë, që pavarësisht se kanë punuar në kushte të këqija e të lënë pa mbështetje prej qeverisë, nuk kanë rreshtur së luftuari heroikisht për të shpëtuar jetë.
Fatkeqësisht, lajmet që vijnë për pandeminë jane ende dramatike dhe numri i humbjeve të jetës është i tmerrshëm. Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ato familje, që kanë humbur të dashurit e tyre prej këtij virusi të mallkuar, si dhe iu uroj shërim sa më të shpejtë atyre që janë të infektuar.
Edhe unë pata një betejë të vështirë e të gjatë me koronavirusin, por falënderoj Zotin që ia dola ta fitoj këtë betejë të vështirë. Fatmirësisht janë zbuluar tashmë disa vaksina dhe shpresoj që vaksinimi masiv i shqiptarëve të fillojë sa më shpejt në vitin që vjen.
Sigurisht shpresën më të madhe për vaksinën kundërpandemise e kemi tek solidariteti i aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë perëndimorë, sepse qeveria jonë ka dështuar që të marrë masa për t’i siguruar në kohë.
Shpresoj që ndryshimi i vitit, të shoqërohet edhe me ndryshimin e qeverisjes dhe që fundi i pand.emisë së koronavirusit në 2021 të vijë gjithashtu me fundin e infeksionit të keqqeverisjes së Edi Ramës.
Kam shumë besim që gjatë vitit të ri, ashtu sikurse vak.sina do të rikthejë shëndetin e qytetarëve, edhe vota anti-abuzim, do të rikthejë shëndetin e ekonomisë dhe demokracisë së vendit tonë.
Dëshiroj që vitin 2021 ta shohim si një vit të mundësisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.
Në vitin që po afron, ne së bashku do të mund të sjellim ndryshimin e shumëpritur.
Do mund të bashkojmë të gjithë shumicën e heshtur që kërkon “Drejtësi për Çamërinë, drejtësi për detin, drejtësi për Klodianin, drejtësi për të gjithë” përkundër atyre që kanë instaluar padrejtësinë në këtë vend.
Do mund të sigurojmë lirinë e shprehjes si themel i shoqërisë demokratike, përkundër atyre që linçojnë e arrestojnë gazetarë, sepse i konsiderojnë armiq ata që mendojnë ndryshe; përkundër atyre që pushojnë nga puna në mes të pandemisë mjekët që nuk mendojnë si rilindasit në pushtet.
Përgjatë 2021 do mund të rimëkëmbim ekonominë, duke e çliruar nga grusht oligarkësh të Edi Ramës, që thithin çdo ditë paratë dhe energjitë e këtij vendi të begatë. E kësisoj do të rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe do të garantojmë mundësi e vende të reja pune, në mënyrë që qytetarët tanë mos të detyrohen më të ikin nga vendi e që Shqipëria jonë të kthehet në një vend normal.
Të dashur qytetarë,
Ka gjëra që na ndajnë ne shqiptarëve, por ajo çka duhet të bëjmë është të kapemi fort pas idealeve që na bashkojnë. Pas kombit, gjuhës, flamurit, besimit në Zot. Janë këto ideale që na japin identitetin tonë kombëtar dhe na bëjnë më solidarë me njëri-tjetrin, na përbashkojnë sfidat tona të sotme e të nesërme.
Ne kemi nevojë sot me shumë se kurrë, të kthejmë sytë nga këto ideale gurthemeli, që na bashkojnë si komb e shoqëri përkundrejt ndasive, përçarjes, gjuhës së urrejtjes, pabarazisë që na kaplon çdo ditë. Është kjo arsyeja që në zgjedhjet e ardhshme ne do t’i ftojmë shqiptarët të bashkohemi #NËNNJËFLAMUR.
Në këtë ditë të ndërrimit të viteve, dua t’ju bëj një thirrje zemre:
Bëjeni Çamërinë tuajën në vitin 2021! Mbështeteni amanetin e të parëve tanë, që pret të çohet në vend.
Të dashur vëllezër dhe motra,
Unë besoj fort tek forca e gjallëria jonë si shqiptarë e jam optimist për ndryshimet që e presin atdheun tonë të dashur.
Në emër të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, unë dua t’ju uroj të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë, Mal te Zi, Maqedoninë e Veriut, Çamëri, Luginën e Preshevës e Diasporë: një vit të ri të plot shëndet dhe mbarësi!
Në vitin 2021, së bashku #NënNjëFlamur, do të ndërtojmë një Shqipëri më të zhvilluar, më të bashkuar, më të fortë, më të begatë”-shkruan Idrizi.
Diskutime rreth kësaj post