Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj kanë qenë në Shijak ku kanë inaguruar sot një tjetër shtëpi të re, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë vizitës në shtëpi, Rama nuk ka kursyer as batutat për ndarjen e dhomave të shtëpisë.
Rama: Kjo është 3+1? Ti ke dhomën tate?
Vajza: Po, me nënën
Rama: Me nënën si unë, edhe unë, isha dyfisho jot me gjatësi dhe në një dhomë me nënën rrijsha. Edhe kur më dolën këmbët nga krevati, me nënën isha unë. Ti s’ke probleme as me gjatësinë se unë vendosja stolin
Diskutime rreth kësaj post