Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur në lidhje me marrëveshjen detare me Greqinë. Duka ka kërkuar nga Rama transparencë në lidhje me këtë çështje që kjo temë të jetë e qartë për të gjithë shqiptarët dhe të mos ketë keqkuptime.
Duka: Unë e njoh çështjen siç mund ta njohë dikush që nuk merret me politikë. Nuk me vjën mirë mënyra e komportimit të kryeministrit me kundërshtarët e tij politikë. Ka pasur akuza politike ndaj tij që nuk e ka kuruar mirë dhe s’është kujdes mirë për këtë problem, duket sikur Greqia ka marrë 12 milje nga territori shqiptar.
Ai duhet të sqarojë dhe të ketë transparencë që dhe ne të jemi të qartë. Nuk mund të themi që çdo e mendje që është kundër mendimit të tij apo që e kundërshton, është mendje anormale. Nëse do ishte kështu do kishim vetëm një njeri, ashtu siç ai pretendon dhe çfarë thotë ai duhet ta besojmë si të vërtetë. Nuk do të kishte nevojë që të kishte opozitë. Në këtë kontekst mendoj që do të ishte një problem shumë i diskutueshëm që sipas meje, nëse marrin guximin ta interpretojnë çdo njeri që nuk ka njohurinë e duhur, nuk bën mirë por bën keq. Fut në sherr kur nuk është e nevojshme.
Diskutime rreth kësaj post