Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka treguar qarkun në të cilin dëshiron që të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.
Në emisionin “Repolitix”, deputetja e PS tha se këtë e vendos kryesia e Partisë, por nën zë pranoi se do i pëlqente kandidimi në Durrës për një sër arsyesh.
“Këtë e vendos kryesia e partisë për të gjithë ata që duan të kandidojnë për deputet. Për mua ku të jetë. Unë me Durrësin natyrisht kam lidhjet e mia emocionale, të njohjes, kuptoj me çfarë është bërë me qytetarët e Durrësit,” tha Ekonomi.
Diskutime rreth kësaj post