Dita e sotme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Mot i vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e deri të lartë në veriperëndim e jugperëndim të vendit.
Në orët e pasdites gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet e territor duke marrë karakter lokal. Në lartësinë mbi 400 metra në veri-verilindje dhe lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.
Dita e parë e viti 2021 parashikohet me mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat e mëngjesit, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-18m/sek.
Diskutime rreth kësaj post