Analisti nga Kosova Berat Buzhal, ndryshimet në qeverinë Rama dhe dorëheqjen e Gent Cakajt nga Ministria e Jashtme e ka cilësuar si një mesazh të Ramës për politikën në Kosovë.
Sipas Buzhalës, Rama me këtë lëvizje i bën thirrje politikës në Kosovë që të mos përzihet me politikën në Shqipëri.
“Ka qenë një fushatë e Ramës, që me marrë sa më shumë njerëz nga Kosova dhe me i bërë pjesë të Qeverisë. Nuk ishte vetëm punësime të thjeshta po mesazh që Rama jepte. Ka ndodhur në kohën kur Rama kishte përplasje me Albin Kurtin. Ka qenë e menduar që “bashkimin kombëtar” të Albin Kurtit me e marrë Rama. Edi Rama është bindur se Albin Kurti është realitet i pakthyeshëm në Kosovë. Dhe zoti Thaçi, aleati i Ramës në Kosovë nuk ekziston më. Është dorëzim i Ramës. Si një kërkesë mos u përzi në punët tona.”, ka thënë Buzhala.
Më tej ai ka shtuar: “Mesazhi për Albin Kurtin. Genti ka qenë Vetëvendosje dhe ka dalë nga Vetvendosja.”
Diskutime rreth kësaj post