Ministrja Milva Ekonomi ka zbuluar për herë të parë se si mori lajmin se është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë Ministrinë e Bujqësisë. Ajo ka zbuluar se e gjitha ishte një surprizë, por jo krejtësisht i papritur. Kur thotë jo i papritur, liston disa arsye.
“Edhe për mua ishte një gjë e ngjashme, si Bledi Çuçi, po jo e papritur në kuptimin që në këtë pozicion ne që jemi anëtarë të PS, ne e dimë shumë mirë që në momente të caktuara marrim një rol sipas nevojës. Dhe kur merr përsipër që të përfaqësosh ndryshon nga detyra ekzekutive, rrjedhë e përfaqësimit, kërkon më shumë përgjegjësi”, tha Ekonomi në Report Tv.
Ajo ka listuar edhe disa nga arsye që mendon se kanë ndikuar që të jetë pikërisht emri i saj si zgjedhja e duhur për të marrë Ministrinë e Bujqësisë, pasi Bledi Çuçi mori një detyrë të re atë të ministrit të Brendshëm.
“Komisioni i Ekonomisë ka pasur shumë ngarkesë, për shkak të angazhimit të qeverisë, për COVID-in apo rindërtimin. Ishte një komision i ngarkuar dhe besoj se bashkë me kolegët, pavarësish ngjyrës politike, takimet kanë qenë produktive, me debate, por disa herë edhe ndryshues të vendimet e qeverisë, se kemi parë që nga diskutimet me opozitën, kemi parë nevojën për ta reflektuar. Nga ana tjetër, është edhe vetë Durrësi, ky është një qark që ka peshën më të madhe të rindërtimin, që për fatin tonë grupi i deputetëve në qark ne bashkëpunojmë me njëri tjetrin, unë e di mirë se cilat ishin argjinaturat që u shemben nga tërmeti dhe ku duhet ndërhyrë. Kjo është puna ime e bërë, Rama e di vetë, por mund të kenë qenë dhe këto arsye”, tha Ekonomi.
Diskutime rreth kësaj post